Site icon Telegrafi

Dramë në Iran, aeroplani rrëshqet nga pista – përfundon në autostradën plotë vetura

Një aeroplan komercial i Iranit me 135 pasagjerë ka rrëshqitur nga pista, duke u futur në rrugën përplot me vetura në qytetin Mahshar.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pasagjerët janë nxjerrë nga dera e pasme e këto pamje janë publikuar nga televizionet lokale, transmeton Telegrafi.

Drejtori i aeroportit ka deklaruar se të gjithë pasagjerët kanë zbritur të sigurtë nga fluturakja, dhe se asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor.

Televizioni publik i Iranit raporton se incidenti ka ndodhur gjatë aterimit rreth orës 9:30 sipas kohë lokale. Ky incident ka ndodhur në qytetin Mahshar, në momentin kur në autostradë po qarkullonin mijëra vetura por edhe këmbësorë nëpër trotuare.

Aeroplani po udhëtonte nga Teherani, kur piloti nga arsye tashmë të panjohura rrëshqiti me fluturake nga pista dhe përfundoi në autostradë. /Telegrafi/

Exit mobile version