I akuzuari për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar Igor Jug, ka ndërprerë për një moment gjykimin për këtë rast, pasi i pa kënaqur dhe i nervozuar nga dëshmitë e zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe pas vërrejtjes nga trupi gjykues se do të largohet nga seanca, duke kërcyer mbi karrige është nisur vetë të largohet nga gjykimi.
“Si është e mundur që si ministër të mos e dini se spiunë të jashtëm shëtiten në Kuvend, ndërsa na gjykoni neve maqedonasve. Ku është serbi Zhivaljeviq? Ku është? Më dënoni përjetësisht nëse doni, nuk më intereson”, tha me zë të lartë Igor Jug, në seancën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jug u nervozua edhe paraprakisht kur gjykatësit me ankesë të Prokurorisë nuk i lejuan të parashtrojë pyetje për Agim Nuhiun.
Përndryshe, në seancën e sotme Agim Nuhiu është duke dëshmuar për katër orë, ndërsa në fjalët e tij tha se më 27 prill drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, nuk i është përgjigjur në thirrjet telefonike në orët që sipas tij, kanë qenë më kritike./Telegrafi/