Një nënë (33) sipas informacioneve të mediave gjermane, të hënën në mëngjes ka hedhur nga dritarja e banesës – në katin e dytë – tre fëmijët e saj, 3, 5 dhe 6 vjeç.
Një çiklist i cili ishte duke shkuar në punë, sipas policisë, përcjell Telegrafi, i kishte gjetur ata – dy djemtë dhe një vajzë – të shtrirë në trotuar, me çka ka alarmuar policinë dhe punëtorët e shpëtimit.
Nëna e cila kishte tentuar të vetëvritej pastaj në banesë është shpëtuar. Ajo ishte duke jetuar e ndarë nga babai i fëmijëve.
Po sipas mediave gjermane, të tre fëmijët janë në gjendje kritike, por jo edhe e ëma, përcjell Telegrafi.
Një zëdhënës i prokurorisë së Krefeld ka thënë. “Ne jemi vetëm në fillim të hetimeve”.
E motivet që sollën deri tek kjo ngjarje ende nuk dihen.
Tani më është duke u menduar nëse gruaja duhet të dërgohet në paraburgim apo për trajtim në një repart psikiatrik. /Telegrafi/