Telegrafi

Dramë në familjen e David Silvas: Djali im po lufton me jetën

David Silva u raportua se ka probleme familjare me bashkëshorten, por një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Mesfushori i Manchester Cityt ka javë që nuk është paraqitur në fushën e blertë dhe thuhej se shkaku i tradhtisë së gruas, lojtari nuk është në gjendje të mirë psikike.

Megjithatë ka qenë vet spanjolli që ka zbardhur të vërtetën rreth mungesës në javët e fundit.

David Silva sqaron dramën familjare që po përjeton, ku djali i sapolindur po lufton me jetën.

“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar javët e fundit. Një falënderim special për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e ka kuptuar situatën time familjare dhe më kanë mbështetur”.

“Dua të ndaj me ju lajmin e lindjes së djalit tim Mateo, që erdhi në këtë botë para kohe dhe po lufton dita-ditës për t’ia dalë mbanë, bashkë me ndihmen e mjekëve”, ka qenë komenti i David Silva.

Kujtojmë se spanjolli deri më tani është paraqitur në 238 raste për Citizens dhe ka shënuar 35 gola. /Telegrafi/