Policë dhe ushtarë të armatosur janë futur në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë huanë prej 109 milionë dollarëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe blerjen e pajisjeve të reja që ata i përdorin gjatë aksioneve.
Ata ishin futur në parlament derisa presidenti Naiub Bukele, që kishte propozuar huanë po bëhej gati t’i drejtohej deputetëve. Presidenti më herët u kishte dhënë afat prej shtatë ditëve deputetëve që ta përkrahin planin e tij për dhënien e huas, transmeton Telegrafi.
E pasi që ishte konfirmuar që në seancë nuk ka kuorum, presidenti Buekel kishte thirr mbështetësit e tij të mblidhen para parlamentit, ku u shfaqën rreth 50 mijë demonstrues proqeveritarë, shkruan BBC. Në anën tjetër deputetët e opozitës e kanë quajtur futjen e policisë dhe ushtrisë brenda parlamenti si akt frikësimi.
Esta exhibición de fuerza bruta justifica reunión urgente de la OEA, @Almagro_OEA2015 en función de la Carta Democrática. @nayibbukele ordenó ingreso de militares con armas largas a la sesión del Congreso para “persuadir” a los congresistas de las virtudes de su gobierno? https://t.co/4RZXDN0mb5
— José Miguel Vivanco (@VivancoJM) February 9, 2020
Siç raporton BBC, El Salvadori ka përqindjen më të madhe të vrasjeve në botë, kurse bandat e këtij vendi janë përgjegjëse për shumicën e vrasjeve mes bandave që ndodhin në Amerikën Qendrore.
Presidenti 38-vjeç kishte marrë detyrën në korrik të vitit të kaluar, kur edhe premtoi se do t’i kundërvihet dhunës së bandave dhe korrupsionit në këtë vend të varfër. Ai dëshiron ta shfrytëzojë këtë hua për t’ua përmirësuar kushtet dhe blerë pajisjet e reja, policëve dhe ushtarëve që luftojnë kundër krimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=efEu8e3T7Yg&feature=emb_title