Policë në kuaj mësynë dje në Bruksel ndaj qindra njerëzve të mbledhur në park, para se të lëshonin ujë me presion ndaj të rinjve që ishin mbledhur për një festival, që më pas rezultoi një shaka për 1 Prillin.
Përleshje shpërthyen teksa policia tentonte të spastronte parkun, në të cilat disa oficerë e kuajt e tyre u plagosën, së bashku me tetë të rinj pjesëmarrës.
Në pamjet e regjistruara një vajzë humbet ndjenjat nga goditja e kalit të policisë, teksa nuk e kishte mendjen në momentin e impaktit. Mediat thanë se ajo ishte një nga dy njerëz të dërguar në spital, por nuk cilësuan gjendjen e tyre.
Rreth 5,000 njerëz zbritën dje në parkun Bois de la Cambre në Bruksel për festivalin ‘La Boum’ – i cili ishte njoftuar në rrjetin Facebook nga burime të pasigurta. Pjesëmarrësve u ishte thënë se do të trajtoheshin me muzikë nga “qindra DJ, pa kufizime coronavirusi, me pjesëmarrjen e grupit të njohur elektronik francez Daft Punk”.
Por në vend të këtyre ata gjetën reagimin e ashpër të policisë, të cilët i sulmuan duke avancuar me kuaj, me pompa uji e gaz lotsjellës, ne skena dramatike e lendime te pergjakshme.
Rregullat aktuale të coronavirusit në Belgjikë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se katër njerëzve. /tch/