Telegrafi

Dramë në aeroplan: Gruaja i dërgon mesazhin lamtumirës bashkëshortit duke menduar se do të vdes, por ndodh mrekullia (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan plot me pasagjerë fillon të bie në drejtim të detit, kurse pasagjerëve nuk iu kishte mbetur asgjë tjetër vetëm se t’iu dërgojnë mesazhet lamtumirëse më të dashurve të tyre, pasi frikësoheshin se do të vdesin.

Videoja shokuese është filmuar nga Nicola Taj, një nënë e cila ishte në aeroplanin Jet 2 që po udhëtonte nga Ibiza e Spanjës për në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa aeroplani po kthehej për në Britani, piloti papritmas informoi pasagjerët që të bëhen gati për “ulje emergjente”, dhe menjëherë filluan të dëgjohen alarmet brenda kabinës së pilotit.

Vetëm një minutë më pas, aeroplani në të cilin gjendeshin 180 pasagjerë, filloi të humb drejtimin dhe të bie me shpejtësi të madhe, ku si rezultat i turbulencave hapen maskat e oksigjenit, duke krijuar edhe më shumë panik në mesin e pasagjerëve.

39-vjeçarja Nicole i kishte dërguar mesazhin lamtumirës bashkëshortit, duke i thënë se e dashuron pa masë, pasi mendonte se ky do të ishte fundi i saj.

“Pasi që nuk isha afër fëmijëve dhe fëmijëve, mendoja se kurrë më nuk do t’i shoh. Pasi që aeroplani filloi të bie me shpejtësi të madh, mendova se është ide e mirë t’i shkruaj një mesazh bashkëshortit. I kam shkruar se ‘aeroplani është duke u rrëzuar dhe maskat e oksigjenit janë hapur, nëse diçka ndodh dua ta dish se të dua shumë’”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesi i kompanisë Jet 2, ka pranuar incidenti ishte “shkaktuar” për shkak të disa defekteve teknike.

Por, për fat të mirë piloti arriti ta ulë në pistë aeroplanin pas kërkesës për ulje emergjente, kurse asnjëri nga pasagjerët nuk ka pësuar as lëndimin më të vogël trupor. /Telegrafi/