Site icon Telegrafi

Dramë mes reve në Taipei: Një grua lindi në tualetin e aeroplanit, foshnja mori një pseudonim interesant

Piloti Jakarin Sararnrakskul do të kujtojë gjithmonë një fluturim të fundit nga Taipei në Bangkok.

Ai po pilotonte një aeroplan VietJet kur një stjuardesë iu afrua dhe i tha se një grua kishte lindur në tualet.

Sararnrakskull ia dorëzoi kontrollet bashkëpilotit dhe nxitoi te gruaja, më pas kuptoi se ajo ishte ende në lindje.

“Unë kurrë nuk kam marrë pjesë në një lindje më parë, përfundimisht jo në 18 vitet e mia të pilotimit,” tha ai më vonë.

Ekipi mjekësor ishte gati në pistën e aeroportit në Bangkok, por Sararnrakskul reagoi menjëherë, pasi foshnja nuk mund të priste.

Ai përveshi mëngët dhe filloi lindjen e një djali të shëndetshëm.

“Jam vërtet krenar. Një ditë djali do t’u thotë të gjithëve se ka lindur mes reve”, tha piloti.

Ai tregon se ekuipazhi i vuri djalit nofkën “Sky” për nder të lindjes së tij gjatë fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version