Site icon Telegrafi

Dramë mbretërore për fitore në Las Palmas (Video)

Real Madridi ka shënuar fitore dramatike në fund të takimit ndaj Las Palmas me rezultat 2-1.

Madrilenët dominuan fillimin e sfidës dhe kishin rastet më të mira.

Pasi Ronaldo humbi një rast të sigurt për gol, ishte Serigo Ramos që nga një harkim i Iscos nga këndi shënoi me kokë për 1-0 (24′).

Pjesa e dytë përfundoi e qetë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë vendasit e Las Palmas e morën më seriozisht punën dhe filluan dominimin.

Isco u largua në minutën e 60-të dhe bëri një gjest mos pëlqimi për zëvëndësim. Ky pritet të jetë fundi për të te klubi mbretëror.

Në vazhdim Las Palmas kishte edhe dy-tri raste shumë të mira, teksa Reali ishte pothuajse inekzistent.

Ishte Willian Jose ai që në minutën e 87-të shënoi për 1-1 duke gëzuar tifozët vendas në atë që do të ishte një pikë e merituar për vendasit.

Sidoqoftë, shpejt ka reaguar Casemiro (89′), duke i zhgënjyer të gjithë tifozët e Barcelonës me një gol për 2-1 dhe fitoren e Realit në momentet e fundit.

Real Madridi ka 63 pikë në vendin e tretë në La Liga, 12 më pak se Barcelona që është lidere. /Telegrafi/

1-2: Real Madrid C.F. rikthen epërsinë ndaj Las Palmas, shënon Casemiro.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016

1-1: Barazon Las Palmas ndaj Realit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016

0-1: Real Madrid C.F. në epërsi ndaj Las Palmas falë golit të Sergio Ramos.Ky është goli i dytë i Ramos këtë sezon në La Liga, të parin e ka shënuar ndaj Sevillas.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016

Exit mobile version