Telegrafi

Dramë, gola, por pa fitues (Video)

Celticu dhe Manchester City kanë luajtur baras në një ndeshje drithëruese që përfundoi me rezultat 3-3.

Një pjesë e parë mjaft interesante u zhvillua në Celtic Park, gjatë të cilës u shënuan katër gola.

Nikoqirët e hapën serinë e golave që në minutën e tretë me anë të Moussa Dembele. Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe erdhi barazimi i parë me golin e Fernandinhos (12’).

Kur po zhvillohej minuta e 20-të, erdhi goli i dytë i vendasve që këtë herë u dërgua në rrjet nga një devijim i Raheem Sterling. Mirëpo, futbollisti i Cityt e përmirësoi gabimin e tij duke i sjellë shifrat përsëri në nivel (28’).

Atraktiviteti i lojës vazhdoi edhe në gjysmën e dytë. Me të rifilluar ndeshja, skocezët e gjetën rrjetin. Ishte sërish Moussa Dembele (47’).

Por, nuk vonoi reagimi edhe për të tretën herë. Nolito shënoi golin e tretë të mysafirëve (55’), aq sa kishin edhe vendasit.

Me rezultat 3-3 edhe përfundoi takimi. Manchester City ka katër pikë dhe është në vend të dytë në Grupin C, kurse Celticu ka arkëtuar pikën e parë në grup. /Telegrafi/