Site icon Telegrafi

Dramë gjatë udhëtimit me aeroplan Angli-Spanjë, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente – fluturakja mbushet me tym

Aeroplani i aviokompanisë “Britisht Airways” që po udhëtonte nga Anglia për në Spanjë është detyruar të bëjë ulje emergjente në Valencia, pasi që fluturakja ishte mbushur me tym.

Disa pasagjerë kanë filmuar gjithçka që kishte ndodhur brenda aeroplanit. Ata ishin detyruar të durojnë për plot 10 minuta që të fluturojnë me aeroplanin e mbushur me tym, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë një skenë e frikshme. Për fat të mirë, nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Pasi të aterruam pa ndonjë problem, të gjithë filluam të duartrokasim”, pasagjerja Lucie Brown që ishte në aeroplan së bashku me fëmijët.

Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë momentin kur pasagjerët e pushtuar nga paniku, filluan të shikojnë më habi kur brenda aeroplanit nuk shihej pothuajse asgjë nga tymi. /Telegrafi/

https://twitter.com/MJGalindo/status/1158423514694766592

 

 

Exit mobile version