Telegrafi

Dramë e vërtetë në La Liga: 12 minutat që ndryshuan garën për titull

Gara për titull ishte me shumë kthesa, në javën e 37-të në La Liga, e që pak kush mund ta ketë parashikuar.

Në një moment, me Real Madridin që po mposhte Athletic Bilbaon dhe Osasuna duke udhëhequr ndaj Atletico Madridit, Los Blancos u rikthyen në krye të tabelës.

Lexo po ashtu Shënon Suarez, Atletico me njërën dorë mbi titull

Edhe pas barazimit të Renan Lodit në minutën e 83-të për Atleticon, skuadra e Zinedine Zidanes ishte ende në krye.

Goli i fitores i realizuar nga Luis Suarez, 12 minuta pas golit të Ante Budimir për Osasunan, gjërat ndryshuan në favor të Los Rojiblancos.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton ndeshje dramatike ndaj Bilbaos - gara për titullin e La Ligës përcaktohet në xhiron e fundit

Pasi kryesoi tabelën me 10 pikë në fund të janarit, lëshimi i vendit të parë në një mënyrë të tillë nuk do të kishte kënaqur Diego Simeonen.

Tani, xhiroja e 38-të do të përcaktojë garën për titull, aty ku Atletico Madridi takohet me Valladolin, me Real Madridin që ka punë me Villarealin. /Telegrafi/