Tottenhamit ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 3-2 në Johan Cruyff Arena për të kaluar në finale.
Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje falë golave si mysafirë. Heroi i Tottenham ishte Lucas Moura që shënoi tri gola.
Ndeshja nisi shumë mirë për Ajaxin që shënuan në minutën e pestë.
Një harkim nga këndi i Lasse Schone shkoi në kokën e De Ligt që shënoi për 1-0.
Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.
Tottenhamu kundërpërgjigj me Heung Min Son, por që nuk arriti të shënojë.
Ajaxi e gjeti goli e dytë në minutën e 35-të. Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Tottenhami arriti të reagojë menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar dy herë.
Ishte Lucas Mouras që shënoi në minutat 55′ dhe 59′.
Ajaxi tentoi të rrezikojë me Ziyech, por dy herë u ndal nga portieri Hugo Loris.
Tottenhami bëri trusni deri në fund dhe kjo iu shpagua.
Lucas Moura arriti të shënojë gol në minutën e pestë shtesë për ta prekur finale.
Feste e madhe e anglezëve që për herë të parë shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C3AIMvTY194
https://www.youtube.com/watch?v=q7b_xzgXAfc
https://www.youtube.com/watch?v=uJ9geN4t0GY
https://www.youtube.com/watch?v=-3lX2Do8zTk