Site icon Telegrafi

Dramë dhe spektakël me pesë gola në Bergamo – Villarreali kalon tutje

Atalanta ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 3-2,  duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje.

Spanjollët e nisën mirë takimin duke shënuar që në start.

Ishte minuta e tretë kur Arnaut Danjuma  gjeti rrjetën për 1-0.

Atalanta kishte dy raste për tu kthyer në lojë, por Remo Freuler dhe Josip Ilicic nuk ishin të saktë.

Në fundin e pjesës së parë, Etienne Capoue, ishte ai që shënoi për 2-0.

Sikurse në pjesën e parë edhe në të dytë, Arnaut Danjuma shënoi për 3-0.

Bergamasve iu doli vonë gjumi, kur në minutën e 71-të, Ruslan Malinovsky shënoi për 3-1.

Në minutën e 80-të u hap ndeshje, pasi që Duvan Zapata ngushtoi shifrat në 3-2.

Atalanta ka mundur të barazojë shifrat, por goditja e Luis Muriel u ndal në shtyllë.

Villarreal do të vazhdojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atalanta do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version