Site icon Telegrafi

Dramë dhe gola, Llapi ia del ta mposhtë Trepçën 89

Llapi ka realizuar fitore të madhe ndaj Trepçës 89 me rezultat 3-1 para tifozëve të vet.

Sfida ishte jashtëzakonisht atraktive nga fillimi me dy skuadrat në kërkim të pikëve.

Ishte Valmir Veliu ai që pas 7 minutash lojë i dha epërsinë ekipit të tij për 1-0.

Trepça 89 me anë Gzim Rusit arriti të barazonte pas 19 minutash lojë.

Vendasit u përqëndruan dhe pas një tollovie ishte Ahmed Januzi ai që realizoi për 2-1 (32′)

Trepça gjeti golin në fund të pjesës së parë për 2-2, kur Renato Hyshmeri shënoi nga afërsia, por goli u anulua nga gjyqtari Besfort Kasumi për ndërhyrje në portierin. Vendim kontravers që shkaktoi protesta te mysafirët.

Në pjesën e dytë Trepça 89 nisi më mirë duke dominuar.

Rastin ideal për barazim e pati Djibril Diawara i cili nga penaltia qëlloi transversalen.

Edhe Llapi pati raste për të fundosur mysafirët, dhe gjeti golin për 3-1 dhe rezultati ishte në favor të vendasve.

Llapi me fitoren prej 3-1 ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 47 pikëve, dy më pak se lideri Feronikeli, dhe tri më shumë se Prishtina. Feronikeli të dielën pret Gjilanin, kur Prishtina i shkon KEK-ut në Obiliq. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version