Site icon Telegrafi

Dramë dhe dy vazhdime, Franca mposht Danimarkën dhe shpallet kampione e Evropës në hendboll

Franca mundi Danimarkën 33:31 në një finale dramatike pas kohës shtesë dhe fitoi titullin e Kampionatit Evropian për herë të katërt në historinë e saj (2006, 2010 dhe 2014).

Ishte një ndeshje fantastike, një klasike e vërtetë e hendbollit botëror, në të cilin të dyja skuadrat ishin në epërsi gjatë gjithë kohës dhe kryesuesi ndërrohej shpesh.

Në kohën e rregullt, ndeshja u mbyll 27:27, ku Danimarka pati sulmin e fundit për të fituar, por nuk ia doli dhe loja kaloi në kohë shtesë.

Në kohën shtesë luhej vazhdimisht gol për gol. Danimarka do të merrte epërsinë, por Franca do të kthehej menjëherë.

Koha shtesë e parë përfundoi 28:28. Në të dytën, Franca e nisi më mirë dhe kaloi në epërsi për herë të parë 30:29, e më pas 31:29 në tre minuta para.

Në shtesën e dytë, Danimarka u fundos në mënyrë dramatike dhe filloi të bënte gabime të pakuptueshme, të cilat Franca dinte t’i ndëshkonte.

Nga kjo përfitoi Franca, që në fund fitoi 33:31.

Ludovic Fabregas ishte golashënuesi më i mirë i francezëve me tetë gola, ndërsa Mikkel Hansen ishte më i miri te danezët me nëntë gola.

Në finalen e tyre të katërt, francezët fituan titullin e katërt të kampionit evropian. Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Suedia mposhti Gjermaninë me 34:31. /Telegrafi/

Exit mobile version