SHBA-të e kanë fituar medaljen e artë në basketboll për femra fal një drame të pabesueshme kundër Francës me rezultat 67-66.
Të dielën pasdite në palestrën “Bercy”, ishte një atmosferë të zjarrtë, pasi ishte edhe ngjarja e fundit në Paris 2024.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë nga fillimi e deri në fund, me Francës që kishte epërsinë pas pjesës së parë.
Por amerikanet ishin më të koncentruara në fund dhe shënuan fitore.
Ndeshja u vendos në aksionin e fundit, ku francezet ishin tri pas dhe arritën të shënonin, por Gabby Williams shkeli vijën.
Basketbollistet e SHBA-së kanë fituar të artën olimpike për herë të dhjetë. Ato kanë dështuar vetëm në vitin 1992 në Barcelonë, kur fituan medaljen e bronztë.
Medaljen e bronztë e fitoi Australia që fitoi 85:81 ndaj Belgjikës, më herët të dielën.
Me ndeshjen Francë – SHBA kanë përfunduar garat në Lojërat e Parisit, që po vlerësohen shumë të mira me rivalitet, rekorde dhe spektakël. /Telegrafi/