Site icon Telegrafi

Dramë brenda një marketi në Los Angeles, e përzënë nga lokali sepse nuk barte maskë – sulmon punonjësin dhe ia thyen dorën

Dy burra në Los Angeles janë arrestuar pasi sulmuan punonjësit e një marketi.

Dyshja ishin nxjerrë nga marketi pasi nuk bartnin maska mbrojtëse, e rrugës drejt portës dalëse njëri prej tyre iu kthye punonjësit të marketit, duke e goditur dhe si rezultat i sulmit brutal ia theu dorën, transmeton Telegrafi.

Që të dy burrat (njëri 29-vjeç dhe tjetri 31) janë dërguar në burg, kurse në raportin e policisë thuhet se sulmi ndaj punonjësit të marketit ka ndodhur pa u nxitur nga ndonjë provokim.

Megjithatë pasi paguan një shumë të majme të parave – 50 mijë dollarë, ata janë liruar nga burgu kurse menaxhmenti i marketit ka falënderuar policinë për bashkëpunim.

Kujtojmë që në Los Angeles nga 10 prilli të gjithë qytetarët obligohen të bartin maskë mbrojtëse kur janë nëpër markete si preventivë ndaj coronavirusit . /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version