Site icon Telegrafi

Dramatike: Shpëton vogëlushja që rrezikonte të binte nga kati i gjashtë (Video)

Në Shanxi të Kinës, një vajzë e vogël që kishte dalë nga dritarja dhe mbahej për ulluk, është shpëtuar nga elektricisti që ndodhej në afërsi.

Vogëlushja pesëvjeçare ishte në rrezik, me njërën këmbë në parmakun e dritares dhe me dorë në gyp, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, këtë rast e ka parë një elektricist që punonte në afërsi e që ka shkuar pranë saj me kranin me shportë që zgjatet afro dhjetë metra.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon momentin dramatik kur fëmija ndodhej përjashta katit të gjashtë, derisa poshtë disa njerëz e mbanin një batanije të hapur në rast se ajo bie papritmas.

Nuk dihet se pse vajza ka dalë përjashta dritares, apo nëse ka pësuar ndonjë lëndim fizik gjatë këtij procesi. /Telegrafi/

Exit mobile version