Telegrafi

Drama “Sytë e shkruar” prezantohet në Uells

“Sytë e shkruar” është lexuar në skenën e Teatrit “Arad Goch” nga aktorët Emyr Bell (Personazhi i Martinit) dhe Ioan Gwyn (Personazhi i Luanit), me regji të Nerys Lewis.

Këtë vit, në kuadër të festivalit, përpos shfaqjeve nga vende të ndryshme të Evropës si Franca, Danimarka, Belgjika, Irlanda etj. Janë prezentuar në skenë (përmes leximeve të ushtruara) edhe drama të autorëve nga Uellsi dhe Evropa.

Nga Kosova, pjesëmarrës në këtë festival është edhe Arben Zharku nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë.

Zharku ka qëndruar atje me ftesë të organizatorëve të festivalit me synim për të lidhur bashkëpunime dhe iniciuar projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Dramën “Sytë e shkruar” Neziraj e ka shkruar në vitin 2002. Deri tash kjo dramë është vënë në skenë nga Qendra Teatrore për Fëmijë në Shkup, me regji të Dimitar Elenov nga Bullgaria, si dhe është prezantuar/lexuar dhe inskenuar edhe në Kroaci, Rumani dhe Angli.

Për herë të parë është botuar në shqip dhe maqedonisht nga CTC në Shkup.