Site icon Telegrafi

Drama “You” rikthehet për sezonin e pestë dhe të fundit

Fansat mund të mbajnë gjurmët e ndjekësve të tyre të preferuar edhe për një sezon.

Netflix njoftoi të premten se do të shfaqet sërish drama e famshme për një sezon të pestë e njëherësh të fundit.

Penn Badgley, i cili kërkoi më pak skena seksi në sezonin e katërt në shenjë respekti për gruan e tij, do të rikthehet si Joe Goldberg.

“Mirupafshim…YOU. Joe Goldberg do të kthehet për sezonin e pestë dhe të fundit”, thuhet në një video të shpërndarë nga aktori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Penn Badgley

E njëjta video u shpërnda në Twitter, me mesazhin: “Përgatituni për kapitullin e fundit të Joe Goldberg”. YOU do të kthehet për një sezon të pestë dhe të fundit në 2024”.

Michael Foley dhe Justin W.Lo do të qëndrojnë mbrapa këtij sezoni.

Foto: Netflix

Sezoni i kaluar përfundoi me Joe duke vrarë Love, nënën e fëmijës së tij, përpara se të nisej për në Evropë në kërkim të Marienne.

Pjesa e parë e sezonit të katërt debutoi më 9 shkurt në Netflix. Pjesa e dytë u shfaq një muaj më vonë më 9 mars.

Pritet të shihet se çfarë ka rezervuar për fansat e tij ky sezon dhe se çfarë do të ketë risi. /Telegrafi/

Exit mobile version