Site icon Telegrafi

Dramë në aeroplanin e “Air Serbia”, po fluturonte nga Beogradi për në Londër

Katër pasagjerë të “Air Serbia”, i cili fluturoi nga Beogradi për në Londër, u arrestuan pas zbritjes në aeroportin e Londrës “Heathrow”.

Për udhëtarët në fjalë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të cilët supozohet të jenë qytetarë britanikë me origjinë pakistaneze, janë arrestuar për kërcënim potencial për sigurinë.

Bëhet e ditur se situata gjatë fluturimit dy orësh ishte e tensionuar, ka pasur edhe një grindje mes pasagjerëve.

Kur aeroplani u ul më në fund në Londër, të gjithë pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe më pas hyri policia dhe i arrestoi të katër pasagjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version