Ish sulmuesi i Sevillas, Malagas, Cagliarit dhe Portsmouthit, Dario Silva, sot punon në një piceri si kamerier, pasi parat nga futbolli ia morën agjentët, sipas tij, ndërsa në një aksident të rëndë me makinë, ai e humbi edhe një këmbë që tani e ka të amputuar.
Sulmuesi që ka luajtur edhe për kombëtaren e Uruguait kishte pësuar një aksident të tmerrshëm automobilistik, ku mezi është kthyer në këmbë.
Tani 46-vjeçar, ai e la futbollin kur u largua nga Porhtsmouth në vitin 2006 pas vetëm gjashtë muajsh, edhe pse kishte një kontratë dyvjeçare, por ishte u Harry Redknapp ai që e largoi.
Ai e la futbollin kur e kuptoi se babai i tij ishte rëndë i sëmurë dhe kishte vetëm edhe disa muaj jetë.
“Lashë futbollin në vitin 2006, pasi mësova se babait tim i kishin mbetur edhe tre muaj jetë”.
Por në më pak se një vit më vonë ai pësoi një aksident të frikshëm ku humbi një këmbë, pas një përplasje me makinë.
Dikur ylli i Kupës së Botës 2002 tani është i detyruar të punojë si kamerier në një piceri në Malaga, pasi i ka humbur të gjitha paratë që ka fituar si futbollist edhe pse ka luajtur në kampionatet më të mëdha si në Itali, Spanjë dhe Angli.
“Më pas pësova një aksident, ku pata probleme me këmbën dhe mjekët bënë art, duke mundësuar lëvizjen time sërish”.
“Aktualisht punoj si kamerier, pasi menaxherët më kanë marrë thuajse gjithçka”, tregon Silva.
🍕¡CAMARERO DE UNA PIZZERIA! Así es la nueva vida de Darío Silva, exjugador de Espanyol, Málaga y Sevilla. #JUGONES pic.twitter.com/QOKAUoI4O2
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 15, 2019
Ai është pëlqyer shumë në Spanjë sa ishte sulmues, ku shënoi 36 gola në 100 paraqitje për Malagan.
Sa ishte te Sevilla ai shënoi nëntë gola në 48 paraqitje, duke e tundur edhe rrjetën e Real Madridi.
https://www.youtube.com/watch?v=i8237rj8qo8
Ai zhvilloi 49 ndeshje për ekipin kombëtar të Uruguait, duke shënuar 14 gola. /Telegrafi/