Telegrafi

Drama familjare bëhet publike: Me lot në sy Offset i kërkon reperes Cardi B që të rikthehen sërish bashkë

Offset dhe Cardi B (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Lajmi për ndarjen e reperës Cardi B nga ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, bëri bujë gjithandej në media.

Mirëpo ky i fundit, duket se është penduar dhe dëshiron prap të rikthehet te familja e tij.

Offset dhe Cardi B (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku i kërkonte publikisht falje Cardi B-së për atë çfarë ka bërë në të kaluarën.

“Kam marrë pjesë në një aktivitet në të cilin s’është dashur të isha dhe kërkoj falje. E di se çfarë po them? Kërkoj falje që ta theva zemrën, që u bëra egoist dhe që isha një bashkëshort krejt lëmsh”, ka thënë ndër të tjerash Offset me lot në sy.

Tutje, ai ka përmendur edhe faktin që dyshja janë prindër të një vajze, çka është edhe një arsye më shumë që ata të jenë bashkë.

“Dua që ta kaloj tërë jetën time me ty. Kërkoj falje dhe më vjen keq për atë që ta kam bërë. Nuk kam bërë seks me atë vajzë, të dua dhe shpresoj të më falësh. Dëshira ime e ditëlindjes është që të ju kem juve prapë”, është shprehur tutje 27-vjeçari.

Offset dhe Cardi B (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Lajmin për ndarjen e tyre e kishte bërë të ditur vet Cardi B javën e kaluar, duke thënë se gjërat mes çiftit nuk ishin mirë tash e sa kohë. /Telegrafi/

Offset dhe Cardi B (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)