Site icon Telegrafi

Drama e vajzës me këmbën, vaginën e vithet tre herë më të mëdha se normalja (Foto/Video,+16)

Këmba e saj është thuajse tre herë më e madhe se çdo përmase tjetër e trupit dhe vijon të rritet për shkak të një sëmundje të rrallë.

25-vjeçarja Arianna Faro vuan nga një sëmundje e cila bën që disa pjesë të trupit të saj (siç është këmba, njëra vithe si dhe në pjesë e vaginës) rriten në mënyrë të çrregullt, duke e privuar vajzën nga një jetesë normale.

Vajza nga Massachusetts është prekur nga sindroma Klippel-Trenaunay, një sëmundje e cila prek zhvillimin e enëve të gjakut, indet e buta dhe kockën.

Pavarësisht dhimbjeve dhe kushtëzimeve të shumta, Arianna, e cila është studente në degën e psikologjisë, nuk i ka humbur shpresat dhe optimizmin. Ajo vijon të bëjë një jetë tepër entuziaste, si të gjitha moshataret e saj.

Arianna ka vendosur të tregojë për veten dhe për sëmundjen që ajo ka në rrjetet sociale, ku brenda shumë pak kohësh ka arritur të ketë një numër të konsiderueshëm ndjekësish, përcjell JOQ.

“E di shumë mirë që disa njerëzve iu duket e tmerrshme, por kështu është kjo sëmundje dhe mua nuk ka përse të më vijë turp. Do të vijoj të publikoj fotot dhe të flas për këtë sëmundje”, thotë vajza.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur policia vrau adoleshentin e paarmatosur (Video,+18)

25-vjeçarja ka një jetë shumë të vështirë sa i takon realizimit të punëve të përditshme.

Ajo mezi arrin të lëvizë e nuk ka pasur ndonjëherë jetë seksuale.

Arianna nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, ndërsa ëndërron të gjejë princin e kaltër si çdo vajzë e moshës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version