Telegrafi

Drama “Arctic” sjell përpjekjet e jashtëzakonshme për mbijetesë

Mads Mikkelsen në filmin "Arctic" (Foto: YouTube/Movieclips Trailers/Variety)

Është lansuar paraqitja e parë e shkurtër e dramës “Arctic” që sjell një histori emocionuese të mbijetesës me Mads Mikkelsen në rolin kryesor.

Regjinë e ka bërë Joe Penna në bazë të skenarit që e ka shkruar së bashku me Ryan Morrison.

Mads Mikkelsen në filmin “Arctic” (Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips Trailers)

“Një njeri i bllokuar në Arktik pas rrëzimit të një aeroplani duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në sigurinë relative të kampit të tij të improvizuar ose të nisë një udhëtim vdekjeprurës përmes të panjohurës me shpresën për të mbijetuar”, shkruan në përshkrimin e filmit.

“Arctic” është shfaqur premierë në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa distribuimi kinematografik botëror do të fillojë nga 1 shkurti i këtij viti.

Fragment nga filmi “Arctic” (Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips Trailers)

Krahas Mikkelsenit, në këtë film paraqitet edhe Maria Thelma Smaradottir që luan rolin e një femre të lënduar, të cilën ai përpiqet ta shpëtojë.

Sipas mendimit të kritikëve dhe publikut në Kanë, ky është një film të cilin të gjithë duhet ta shikojnë.

Mads Mikkelsen është aktor danez, i cili fillimisht ka qenë gjimnast dhe valltar, ndërsa karrierën në aktrim e ka filluar në vitin 1996. Ai u bë i njohur në Danimarkë me rolin e shitësi droge në trilogjinë “Pusher”.

Ndërsa famën botërore e arriti me rolin negativ në filmin për James Bondin, “Casino Royale” (2006). /Telegrafi/