Site icon Telegrafi

Dragusha rikthehet me Hajvalinë

Ish-futbollisti i disa skuadrave elitare, për shkak të një lëndimi të mëhershëm, në stinorin vjeshtor ishte larg fushës së blertë. Por tashmë Dragusha është rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për sfidat e reja.

Dragusha në një bisede për KosovaPress, ka thënë se parimisht ka arritur marrëveshje me KF Hajvalian.

“Besoj se në gjashtë muajt e ardhshëm do të jem te Hajvalia. Parimisht kemi arritur marrëveshje me krerët e Hajvalisë. Ka mbetur të takohemi edhe një herë, ku do të flasim për anën financiare, por ekziston vullneti i dyanshëm që të arrihet marrëveshja”, ka thënë Dragusha.

Hajvalia është në mesin e ekipeve që gjenden në zonën e rrezikshme, pasi që skuadra nga Kishinca pjesën e parë të garave, e ka mbyllur në pozitën e parafundit me vetëm 15 pikë të tubuara.

Dragusha është i vetëdijshëm se skuadrën e Hajvalisë në pranverë e presin sfidat shumë të vështira, megjithatë, mesfushori prishtinas është i bindur se Hajvalia me kohë do ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit tonë.

“Mendoj se me angazhimin e madhe të kryesisë së klubit, ne në pesë ndeshjet e fundit do ta sigurojmë ekzistencën. Me lojtarët që janë në skuadër, por edhe me përforcimet që do të vijnë, jam i bindur se do ta sigurojmë më kohë mbijetesën në Superligë”, ka theksuar Dragusha.

Ai ka shtuar se Hajvalia në pjesën e dytë të garave, në çdo ndeshje do të jep maksimumin në mënyrë që të arrihen objektivat e klubit. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version