Mbështetja maksimale e shikuesve edhe në ditët e vështira edhe në ato të mira, ishte një arsye shtesë që Dragusha vendosi të vazhdojë.
“Vitin e kaluar kemi hyrë me pretendime të jemi diku në mesin e 2-3 ekipeve më të mira në Superligë, por rrodhën gjërat si rrodhën dhe ne luajtëm në barazh, që askush nuk e ka menduar një gjë të tillë. Unë edhe tash them se nuk e kemi merituar atë pozitë”, ka thënë Dragusha për Zërin.
“Këtë vit skuadra e ka ruajtur gjithë kontingjentin e vitit të kaluar dhe me 2-3 përforcime të mira, po besojmë se këtë herë do të jemi vërtet në mesin e 2-3 ekipeve më të mira. Përkrahja e shikuesve nuk na mungon, edhe kur nuk kishim rezultate ata në mbështetën, kështu që kjo edhe ka qenë arsye e fortë që unë kam vendosur të vazhdoj me Llamkosin edhe për një vit”, deklaroi Dragusha. /Telegrafi/