Leicester City është përsëri i lidhur me një transferim të mbrojtësit të Dynamo Kievit, Aleksandar Dragovic.
Kampionët e Ligës Premier thuhet se ka bërë një ofertë për mbrojtësin austriak në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë, kjo ofertë nuk ka mundur të plotësojë kërkesat rreth vlerësimit që i bënë Dynamo, prej 25 milionë funte.
‘Dhelprat’ tani janë në kërkim të një zëvendësuesi shtesë për Wes Morgan dhe Robert Huth, dhe tashmë kanë nënshkruar me Luis Hernandezin në një transferim të lirë nga Sporting Gijon.
Një marrëveshje për Dragovic mund të jetë e vështirë për të përfunduar me klubin ukrainas, megjithatë duhet të punojnë shpejt për të nënshkruar një marrëveshje pasi afati kalimtar mbyllet edhe 10 ditë. /Telegrafi/