Site icon Telegrafi

Draghi: Të rindërtojmë Italinë brenda një Evrope më të integruar

Kryeministri i ri italian Mario Draghi kërkoi sot rindërtimin e vendit, të goditur nga një krizë shëndetësore dhe ekonomike, brenda një Bashkimi Evropian më të integruar.

“Ashtu si qeveritë menjëherë pas luftës, ne kemi përgjegjësi të fillojmë një Rindërtim të Ri”, konfirmoi ai gjatë prezantimit të programit të rij në Parlament.

“Ky është misioni ynë si italianë, të lëmë një vend më të mirë dhe më të drejtë për fëmijët tanë dhe nipërit tanë”, shtoi ai.

Mario Draghi, i cili pasoi Giuseppe Conten, mori drejtimin e vendit në një situatë shumë të vështirë.

Italia që po i afrohet pragut prej 100.000 të vdekur si pasojë e COVID-19, ka regjistruar në vitin 2020 një prej rënieve më të mëdha të PBB në zonën euro (-8,9%).

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane shprehet për një Bashkim Evropian më të integruar që do të rezultojë në një buxhet të përbashkët publik, të aftë për të mbështetur vendet anëtare gjatë periudhave të recesionit”, ndërsa shpalli mos pakthyeshmërinë e zgjedhjes së euros.

“Pa Italinë, nuk ka Evropë”, shtoi ai. /ATSH/

Exit mobile version