Telegrafi

Draghi: Programi i blerjes së bonove, edhe për disa muaj

Banka Qendrore Europiane (BQE) i ka mbajtur të pandryshuara normat e interesit, gjatë një takimit dy ditore, për shkak të shenjave se ekonomia e Eurozonës mund të jetë ngadalësuar.

Norma bazë e interesit u mbajt e pandryshuar pranë zeros, ndërsa interesi për depozitat në -0.4%. Duke folur pas mbledhjes, presidenti i BQE, Mario Draghi, nënvizoi fuqinë e ekonomisë së Eurozonës, që ka përmirësuar besimin e bankave, pavarësisht shenjave të ngadalësimit në javët e fundit.

Ai shtoi se, stimujt monetarë janë të nevojshëm edhe për disa muaj. Presidenti Draghi u tregu shumë i kujdesshëm në konferencën për mediat, duke u përpjekur të shmangë çdo sinjalizim se kur mund të përfundojnë programi i blerjes së bonove, që aktualisht qëndron në 30 miliardë euro në muaj.

Vitin e kaluar, ekonomia e Eurozonës realizoi performancën më të mirë në një dekadë, por në fillim të këtij viti është vënë re një rënie e besimit të investitorëve dhe të disa treguesve të tjerë ekonomikë, që kërcënojnë objektivin e BQE për inflacionin.

Një shqetësim tjetër për BQE është edhe retorika nacionaliste e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mund të rrëzojë dollarin amerikan, pavarësisht pritshmërive që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit gjatë këtij viti. /Telegrafi/