Telegrafi

Draghi: Euro po ruan integritetin e tregut të përbashkët të BE-së

Valuta euro po ruan me sukses integritetin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian, që është motori për një rritje të qëndrueshme ekonomike, ka deklaruar presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Draghi në një fjalim të tij në Parlamentit Evropian, në 20 vjetorin e valutës, tha se euro ka fituar besimin e njerëzve.

“Valuta euro është përfaqësuesi konkret i integrimit evropian, me të cilin qytetarët tanë përballen për çdo ditë. Valuta ka fituar besimin e njerëzve për të bërë kursimet e tyre, duke prodhuar stabilitet dy dekadash të çmimeve në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Draghi, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi më tej se sfidat të cilat në të shumtën e rasteve janë botërore, mund të trajtohen vetëm përmes bashkësive.

“Pikërisht në këtë drejtim, valuta e përbashkët u ka dhënë anëtarëve të Eurozonës një sovranitet të politikës monetare ndryshe nga marrëveshjet monetare para ekzistuese”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Valuta euro mbush 20 vjet

Euro u prezantua më 1 janar të vitit 1999 dhe tashmë përdoret në disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe disa që nuk janë pjesë e bllokut dhe është monedha e dytë më e përdorur në mbarë botën. /Telegrafi/