Site icon Telegrafi

Dragashi 50 orë pa rrymë, disa fshatra të bllokuara krejtësisht

    Janë bërë tashmë 50 orë pa rrymë, dhe temperatura momentale është – 15 gradë celcius, e shkaku i borës së madhe, disa nga fshatrat e komunës së Dragashit kanë mbetur krejtësisht të bllokuara.

    Përkundër kësaj gjendje, deri më tani asnjë reagim nga institucionet përkatëse të komunës së Dragashit dhe nga shteti i Republikës së Kosovës.

    Nuk dihet nese ata e dinë që komuna e Dragashit gjendet në Kosovë dhe është krejtësisht e bllokuar nga reshjet e borës. Nuk ka asnjë reagim edhe nga KEDS-i që tashme e ka lënë komunën e Dragashit 50 orë pa rrymë dhe nuk ka njoftuar për shkaqet e ndërprerjës – deri kur do të zhgjasë kjo ndërprerje apo prishje e energjisë elektrike.

    E Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, që gjendet në fshatin Plavë, në orët e hershme të ditës së sotme ka shprehur brengën për mungesë të energjisë elektrike, raporton Opoja.net.

Exit mobile version