Dragan Danev nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Deputeti Danev, ka kërkuar të tërhiqet nga funksioni koordinator i grupit parlamentar, që e kishte në Kuvend. Në konferencën e sotme për shtyp tha se shumë e mundshme është se ai nuk do të jetë koordinator i deputetëve opozitar maqedonas. Por, refuzoi të jep arsyetime për vendimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë këtyre ditëve pritet që deputetët e OBRM-PDUKM-së të deklarohen deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se a do të funksionojnë si grup parlamentar.
Dragan Danev morri funksionin e koordinator që kur Vllatko Gjoçev përkohësisht u ul në vendin e Ilija Dimovskit, i cili u tërhoq pas Kongresit në Vallandovë dhe me ardhjen e Hristijan Mickoskit në vend të Gruevskit.
Danev bashkë me deputetët Daniella Rangellova dhe Krsto Jovanovski votuan në referendumin e 30 shtatorit./Telegrafi/