Gazetari me përvojë shumëvjeçare, Dragan Antonovski, është emëruar drejtor i ri Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Antonovski është zgjedhur me vendim të organeve të reja të agjencisë. Pas emërimit të Kryesisë mbikëqyrëse të AIM-it nga ana e Qeverisë, dje është mbajtur mbledhja e parë dhe në atë mbledhje është zgjedhur Kryesia udhëheqëse, e cila e emëroi Dragan Antonovskin për kryeredaktor dhe drejtor të ri të AIM-it.
Dragan Antonovski ka qenë gazetar në shumë televizione të Maqedonisë, është themelues i Sindikatës së gazetarëve (SGM), themelues i Këshillit për etikë (KEMM) ku është kryetar i Kryesisë udhëheqëse dhe është fitues i disa çmimeve vendase dhe të huaja për qasje profesionale në gazetari dhe për lirinë e shprehjes në media./Telegrafi/