Telegrafi

Dragaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka potencuar gjendjen aktuale në Mitrovicë, me theks veriun e këtij qyteti, si nyjën akoma të pazgjidhur të Kosovës, për çka kërkoi angazhimin e përbashkët të të gjithëve sa i përket zgjidhjes së këtij problemi.

“Duhet të vijnë në shprehje të gjitha aftësitë tona qoftë si qytetarë, shoqëri, institucione dhe shtet, që të ndodhë shtrirja e juridiksionit në veri”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kospvapress.

Sipas tij, Aleanca po punon me kujdes që duke qenë opozitë e kësaj qeverie, siç tha, me shumë të meta, dhe duke pasur aleatin më të fortë, qytetarin, të arrijë të zgjidhë problemin e Mitrovicës.

Në anën tjetër, kryetari i kësaj partie në Mitrovicë, Shaban Dragaj, foli për punën dhe angazhimin e AAK-së në këtë qytet.

“Do të punojmë dhe do të angazhohemi edhe më shumë, me qëllimin e vetëm që qytetarit të Mitrovicës t’i kthehet dinjiteti”, theksoi Dragaj. /Kosovapress/