Siç raportojnë nga AIM, draft-ligji ku pritet të ratifikohet dhe të hyjë në fuqi marrëveshja e Prespës sot u dorëzua në Kuvendin e Greqisë, dhe me siguri të hënën do të shqyrtohet në Komisionin mbrojtjes kombëtare dhe punëve të brendshme, dhe pritet shqyrtohet deri të premten.
Maqedonia javën e kaluar e ratifikoi në Kuvend e më pastaj u publikua në “Gazetë Zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tani “përgjegjësia” bie te Kuvendi i Greqisë, që me shumicë votash apo me 151 vota duhet të jep “dritë të gjelbërt” zbatimit të marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/