Telegrafi

Draexlamier anuloi planet për hapjen e një uzine në Prishtinë

Megjithëse nuk bëhen publike detaje të anulimit të këtij plani përfaqësues të Draexlamier, gjatë një takimi të mbajtur muajin korrik me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin ishin zotuar se gjatë këtij viti do të fillojnë prodhimin e sistemit elektrik të automobilave në Kosovë.

Mirëpo mësohet se arsyeja e anulimit është kriza që ka përfshirë industrinë automobilistike në të gjithë botën.

Në këtë pilot projekt per hapjen e fabrike ne Prishtin ishin paraparë 100 vende ndërsa lokacioni ishte caktuar të jetë Prishtina. Udhëheqës të kompanisë po ashtu ishin zotuar se, nëse projekti në Prishtinë do të kishte sukses, atëherë do të punësonin edhe 500 punëtorë të tjerë.

Draexlmaier Group operon në 51 lokacione, në 20 vende të kontinent.

Ndryshe kriza financiare globale ka kohë që ka përfshirë edhe ketë prodhues gjerman. Kompania para disa javësh kishte raportuar se u kishte dhënë pushime të zgjatura Krishtlindjesh rreth 150.000 punonjësve në të gjithë Gjermaninë.

Problemet në komapani kishin filluar kohë me parë, ndërsa kriza e fundit financiare kishte përkeqësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike.

Pasi udhëheqës të Draexlamier kishin parashikuar se kriza nuk do të përfundojë  përpara vitit 2010 ose 2011 morën vendim ta ndalin prodhimin për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/