Telegrafi

Dradan Molliqaj ndjen mall për Astrit Deharin, publikon fotografinë e parë të vajzës së tij (Foto)

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka shprehur mallin që ndejnë për aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin.

Molliqaj këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografinë e parë të vajzës së Astrit e cila shihet në duart e nënës Artës dhe pranë ka edhe gjyshërit, Xhemile dhe Avni Dehari.

Postimi i plotë:

Sot, tezja Xhemile, Arta dhe baci Avni, publikuan këtë foto të vajzës së Astritit.

Është i papërshkrueshëm malli për ty Astrit. Nuk ka gëzim gjatë të cilit nuk të kujtojmë. Nuk ka vëshirësi gjatë së cilës mendimi për ty nuk na jep vullnet për t’u bashkuar dhe ecur përpara.

Urime lindja e vajzës!