Site icon Telegrafi

Dardan Gashi i thotë Xhafer Tahirit: Agim Veliut i bëtë puç në LDK

Dardan Gashi, i cili më parë mbante poste ministrore, ka kritikuar kryesinë e LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Gashi në “Debat Plus” ka thënë se pavarësisht nëse e ka merituar apo jo shkarkimin Veliu, LDK është parti institucionalite dhe nuk është dashur të veprojë në atë mënyrë ndaj Agim Veliut.

“Këto hapa janë veprime puçiste dhe jo demokratike e institucionaliste. Është e vërtet që Agim Veliu nuk i duhet më LDK-së në Podujevë, por ajo mënyrë e shkarkimit nuk i takon natyrës së LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se procesi që ka ndodhur me Agim Veliun është shumë shqetësues nga LDK.

“A e ke parasysh se nesër një gjë të tillë mund të ta bëjnë edhe ty”, i është drejtuar Gashi Xhafer Tahirit i cili ishte panelist në “Debat Plus”.

“Çka po doni të tregoni tash me këto veprime që tash jeni bërë parti tjetër që shkarkoni njerëz për interesa të Lumir Abdixhikut?”, ka vijuar më tej Gashi.

Gashi thotë se Agim Veliu ka fituar pesë herë zgjedhjet në Podujevë dhe nuk mund të konsiderohet humbës vetëm pse ka humbur një herë garën për Podujevës.

“Nuk ka poshtërim më të madh se që i keni bërë ju Agim Veliut”, shtoi më tej Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version