Telegrafi

Dr. Paul Williams konfirmon që po përgatit platformën e legjitimitetit ndëretnik për Maqedoninë e Veriut

Dr. Poll Viliams, i njohur si autor i Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ka konfirmuar eksluzivisht për Klan Maqedoni që, bashkë me kompaninë e tij ligjore PILPG (Grupi Ligjor dhe i Politikës Ndërkombëtare Publike) dhe ekipin e juristëve ndërkombëtare, po punon mbi çështjen e mos respektimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit.

I pyetur nga televizioni Klan Maqedoni, Paul Villiams dhe PILPG kanë konfirmuar që janë duke punuar në një propoIm platformë mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë.

Më herët, gjatë një tubimi gjithëpartiak më 13 korrik, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti njoftoi që ka kontaktuar me z. Williams dhe ia ka spjeguar situatën e krijuar në Maqedoninë e veriut pas zgjedhjeve të 8 majit, me ç’rast edhe e ka angazhuar njohësin e mirë të së drejtës ndërkombëtare për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Dr. Williams është bashkëthemelues i Grupit të Ligjit dhe Politikës Ndërkombëtare Publike (PILPG), një firmë ligjore pro bono që ofron ndihmë ligjore për shtetet dhe qeveritë e përfshira në negociatat e paqes, hartimin e kushtetutës pas konfliktit dhe ndjekjen penale të kriminelëve të luftës.

Dr. Williams ka ndihmuar shumë palë në negociatat ndërkombëtare të paqes dhe ka këshilluar shumë shtete për hartimin dhe zbatimin e kushtetutave të pas konfliktit.

Disa nga klientët pro bono të qeverisë së Dr. Williams në mbarë botën u bashkuan për ta nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqen.

Dr. Williams ka shërbyer si një avokat-këshilltar për çështjet evropiane dhe kanadeze në Zyrën e Këshilltarit Ligjor të Departamentit të Shtetit të SHBA-së./tvklan.mk