Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.
Dr. med. Nijazi Ahmeti
Dermatovenerologist / Botox & Fillers Practitioner
Certified LPG Trainer /Certified Laser Specialist
“Dermatologjia”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit” 60/10 nr.3 (Përballë AAK-së), Prishtinë
tel. 044 53 00 53, 049 53 00 53
e-mail. dermatologjia@gmail.com
Jam 30 vjeçare nga Prizreni. Kam pasur plasaritje të holla skajeve të hundës, prandaj qe disa vjet rregullisht përdori kortikosteroid (Esperson mite 0.05%).
Por tash nëse bëj pauzë disa ditë, po më shfaqen të skuqura në lëkurë. Edhe në pjesën e mollëzave të fytyrës, po ashtu, kam djegie, kruarje dhe fryrje nën sy.
Kam qenë te dermatologu, më këshilloi të mos përdori fare "Esperson-in" dhe të shpërlaj me kamomil.
Por nuk më qetësohet, përkundrazi irritimi më shfaqet edhe më tepër. Pastaj më këshilloi të përdori një përzierje (Cloranphenikol, synalar,aqua,lanolin,acidi salicik…), e cila më ndihmon pasi që në përbërje ka kortikosteroid, por unë po brengosem se si të shpëtohem nga kjo varshmëri.
Pres përgjigjen tuaj.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Fjala është për ndonjërën nga këto dermatoza: Rosacea, Dermatitis perioralis, Dermatitis steroidica.
Si do që ishte apo është gjendja e tanishme, trajtimi që keni bërë deri tani është i papranueshëm (i gabueshëm). Kurrë nuk duhet përdorur kortikosteroide për kohë të gjatë (sidomos jo në fytyrë, gjenitale). Nëse bëhet fjala për sëmundjet që ceka më lart, atëherë trajtimi mjekësor do ishte krejt ndryshe. E domosdoshme kontrolli te dermatologu.
Jam 23 vjeçare dhe kam problem me lëkurën, sidomos me atë të duarve, sepse duart më bëhen varrë, më kruhen e edhe më bëhen të qara nëpër to. Punoj në një sallon ondulomi dhe dyshimi im është se e gjithë kjo është nga elementet që përdorim për flokët, edhepse punoj gjithmonë me dorëza. Kam vizituar edhe dermatolog të ndryshëm dhe përdori kremra e vajra të ndryshëm, por prapë se prapë ky problem më mundon dhe ka filluar të më shfaqet edhe nëpër pjesë të tjera të trupit. Së fundi, kam bërë një kontroll te një dermatolog dhe as ai sikurse dermatologet tjerë, nuk e ka përcaktuar këtë diagnozë si majasil. Më ka udhëzuar të marr disa barëra dhe disa ilaçe dhe 3 javë më ka caktuar që duart t’i mbaj të lidhura me fashe në mënyrë që të mos prek asgjë, por edhe pas këtyre tretmanëve thuajse nuk ka ndryshime.
Ju lutem ç’farë më preferoni ju? Faleminderit.
Me respekt Suzana.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Fjala është për ndryshimet që paraqiten në lëkurën e shuplakave si rezultat i veprimeve të përsëritshme dhe kronike të agjentëve/materieve të dëmshme (ndryshme) të cilat vijnë në kontakt me lëkurën gjatë punës së përditshme. Ndryshime të tilla mund të shkaktojë edhe uji i thjeshtë (pastrimet e shpeshta të duarve, puna në ujë etj …).
Veprimi i materieve të dëmshme gradualisht ndryshon, dëmton dhe eliminon barrierën mbrojtëse të lëkurës, para se gjithash filmin lipidik, ndryshon pH si dhe dëmton edhe vetë shtresën korneale. Kështu hapet rruga për dëmtime të mëtutjeshme të lëkurës së shuplakave tuaja.
Këto dermatoza, emërtohen, si:
Dermatitis e contactu non allergica chronica, Dermatitis toxica chronic,
Dermatitis e contactu professionalis
Ekzaminimet: testi i rezistencës alkaline.
Trajtimi bëhet në varshmëri nga statusi dermatologjik.
I nderuar doktor. Pas vizitës që kam bërë tek mjeku i lëkurës është konstatuar diagnoza M. Bowen.
Më intereson se ç’farë sëmundje është, a paraqet rrezik për shëndet dhe se a ka mundësi mjekimi dhe shërimi. Pres përgjigjën tuaj.
Ju faleminderit.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Diagnoza klinike do të duhej të konfirmohet edhe me biopsi të lëkurës dhe ekzaminim histopatologjik. Nëse bëhet fjalë për sëmundjen që po flisni, atëherë mjekimi është i ndryshëm dhe për këtë vendos mjeku.
Po numërojë disa nga mundësitë:
Lokalisht: (5-Fluorouracil krem, Imuquimod 5% krem), radioterapi, fotodinamik terapi,
Kirurgjikisht (ekscision), krioterapi, kyretazhi, elektrodisikacion, laser ablacion.
Jam 30 vjeçare nga Prizreni. Kam pasur plasaritje të holla skajeve të hundës, prandaj qe disa vjet rregullisht përdori kortikosteroid (Esperson mite 0.05%). Por tash nëse bëj pauzë disa ditë, po më shfaqen të skuqura në lëkurë. Edhe në pjesën e mollëzave të fytyrës, po ashtu, kam djegie, kruarje dhe fryrje nën sy. Kam qenë te dermatologu, më këshilloi të mos përdori fare "Esperson-in" dhe të shpërlaj me kamomil. Por nuk më qetësohet, përkundrazi irritimi më shfaqet edhe më tepër. Pastaj më këshilloi të përdori një përzierje (Cloranphenikol, synalar,aqua,lanolin,acidi salicik…), e cila më ndihmon pasi që në përbërje ka kortikosteroid, por unë po brengosem se si të shpëtohem nga kjo varshmëri.
Pres përgjigjen tuaj.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Fjala është për ndonjërën nga këto dermatoza: Rosacea, Dermatitis perioralis, Dermatitis steroidica.
Si do që ishte apo është gjendja e tanishme, trajtimi që keni bërë deri tani është i papranueshëm (i gabueshëm). Kurrë nuk duhet përdorur kortikosteroide për kohë të gjatë (sidomos jo në fytyrë, gjenitale). Nëse bëhet fjala për sëmundjet që ceka më lart, atëherë trajtimi mjekësor do ishte krejt ndryshe. E domosdoshme kontrolli te dermatologu.
Përshëndetje. Jam 19 vjeçare dhe jam e shqetësuar shumë sepse kam shumë qime në trup dhe fytyrë.
Ju kisha lutur të më ndihmoni?
PËRGJIGJE:
Këtu bëhet fjalë për sëmundjen e quajtur Hirsutismus – që është dalja dhe rritja e tepruar e qimeve te femrat në ato pjesë të trupit që normalisht nuk duhet të shfaqeshin.
(dmth. tipi i qimeve si te mashkulli). Kryesisht, qimet janë më të theksuara në fytyrë (mustaqet, mjekra), gjymtyrë, regjionin pubik si dhe në tërë trupin.
Etiologjia mund të jetë:
a) Hirsutismi simptomatik: çrregullimet endokrinologjike (hipersekretimin e testosteronit nga vezoret dhe gjëndra mbiveshkore) dhe barërat e ndryshme
b) Hirsutismi simptomatik – për shkakun e tejndjeshmërisë së rritur të disa indeve në androgjene (transformimi i testosteronit në dihidrotestosteron).
Diagnoza: Bëhet në bazë të anamnezës, pamjes klinike si dhe ekzaminimeve laboratorike.
Trajtimi:
a) Përgjithshëm (eliminimin e shkaktarit të mundshëm, terapi sistemike)
b) dermatologjik (epilimi, depilimi etj.)
Përshëndetje Dr.Nijazi. Kam probleme me flokët q më bien copa-copa, por edhe me mjekër. Kam bërë kontrolle në Suedi, më kanë thënë se më mungon një vitaminë, por edhe pas përdorimit të tyre, nuk ka ndonjë përmirësim.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Në bazë të përshkrimit tuaj mund të konkludojmë se bëhet fjalë për Dermatitis seborrhoica – që është dermatozë që ka të bëjë me çrregullimet e funksionit të gjëndrave yndyrore si dhe me inflamacion kronik të zonave që janë të pasura me këto gjëndra. Shkaktarët janë të shumë, si: trashëgimia, hormonet androgjene, ndryshime në tonusin e sistemit nervor vegjetativ, gjendja emocionale, faktorët nutritiv, kërpudha Pitriosporum ovale etj…
Trajtimi bëhet në varshmëri nga statusi dermatologjik.
Trajtimi lokal: antifungal (Ketokonazol krem 2%), kortikosteroide, imunosupresor (Takrolimus krem), keratolitik, shampone medicionale etj ..
Trajtimi sistemik: preparate të vitaminave B, antibiotik (Tetracikline), sebosupresiv (kontraceptiv oral, antiandrogjen sintetik, retionoide), etj…
Por, kurrë mos filloni mjekimin para se të konsultoheni me dermatologun!
Përshëndetje i nderuar doktor. Jam 27 vjeçare, vuaj nga psoriaza që nga vegjëlia. Gjendja ime me lëkurë gjithmonë ndryshon. Kam vizituar mjek të ndryshëm dhe kam mjaft njohuri për psoriazën, por e kam humbur shpresën për t’u shëruar. Qe disa muaj përdori omega -3 tableta dhe shumë produkte tjera, kremra për lëkurë (pa recetë të mjekut, vetëm nga shfletimet në internet). Lexoj shumë shëndetësi. Gjashtë muaj më është larguar psoriaza, por është rikthyer sërish.
Doktor, pres ndihmën tuaj.
Ju përshëndes, ju uroj punë të palodhshme.
PËRGJIGJE:
Psoriasa (për të cilën shkruani) – është sëmundje inflamatore, kronike, jongjitëse dhe multisistemike. Është mjaftë e shpeshtë (1-5 % e popullatës botërore), paraqitet te dy gjinitë dhe me shumë prek racën e bardhë. Shkaktarët e paraqitjes janë të shumtë dhe gati të panjohur. Por më të rëndësishmit janë: provokues (infeksionet, traumat, stresi, barnat, shtatzënia etj); gjenetik (predispozues) dhe imunologjik (sëmundje autoimune). Mund të përfshijë: lëkurën, thonjtë si dhe nyjat (artrithis psoriatica).
Trajtimi bëhet në vartësi nga gjendja klinike, forma si dhe është shumë dimensional.
Prognoza: karakterizohet me përmirësime dhe keqësime të herë pas hershme. Në rreth 10-15% të pacientëve mund të kalojë në gjendje qetësie (latente) për kohë të gjatë.
Shumica e rasteve të psoriasis mund të kontrollohet në një nivel të tolerueshëm me zbatimin e rregullt të masave të kujdesit dhe trajtimit adekuat.
Doktor i nderuar, kam probleme me akne në fytyrë që nga mosha 15 vjeçe. Tani jam 17 vjeçar. Kam provuar shumë medikamente, por pa sukses. Nga stresi që nuk po më hiqen aknet, kanë filluar të më thinjen disa fije flokësh. Çka më sugjeroni, sepse jam shumë i dëshpëruar.
Ju faleminderit.
PËRGJIGJE:
Acne vulgaris (juvenilis) – është dermatoz polietiologjike e cila paraqitet në moshën e adoleshencës dhe mund të zgjasë edhe pas moshës 30 vjeç sidomos te femrat. Nga shkaktarët më të shpeshtë, përmendën: predispozitat gjenetike, hormonale dhe bakteret.
Shfaqën kryesisht në terrenet seboroike (fytyrë supe, shpinë, gjoks). Manifestimet klinike janë të ndryshme (komedonike, papulloze, pustulloze, noduloze, cistike etj).
Trajtimi bëhet në vartësi nga gjendja klinike. Është shumë e rëndësishme që të bëhet trajtimi adekuat dhe me kohë në mënyrë që mos të shfaqen komplikacionet (shenjat, cikatrikset) që do të kishin impakte psikosociale.
I nderuar doktor. Kohët e fundit po dëgjoj shumë shqetësime të njerëzve për zhugën. A mund të na i përshkruani një terapi se si duhet të shërohet kjo sëmundje, por edhe për shkakun se shumë njerëz hezitojnë të paraqiten te mjeku.
Gjithë të mirat.
PËRGJIGJE:
Scabies (zgjeba, zhuga, kroma) – është sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga paraziti Sarcoptes scabiei dhe karakterizohet me kruarje. Prek të dy gjinitë, çdo moshë si dhe është shumë e përhapur. Infektimi, zakonisht ndodhë gjatë kontaktit direkt të lëkurës me lëkurë (fjetjet e përbashkëta, në çerdhe, shkolla, kolektive). Paraziti jashtë lëkurës mund të jetojë nga disa orë deri 2 ditë. Papastërtia apo mos higjiena – nuk janë detreminuese në përhapjen e sëmundjes. Kjo është infeksion parazitar dhe nuk mund të konsiderohet si sëmundje e turpshme ose nga higjiena e ulët. Por sëmundja favorizohet nga gjendja sociale, ekonomike dhe higjieno-sanitare.
Karakteristikat klinike: Kruajtja – është një nga shenjat e para të sëmundjes dhe paraqitet rreth 1 muaji pas infeksionit. Më intensive është në ambientet e ngrohta dhe gjatë natës. Pastaj paraqiten edhe ndryshime në lëkur (puçrra, gërvishtje, dregëza).
Personat e infektuar duhet ti nënshtrohet të ashtë quajturës kura antiskabies.
a) personi i sëmur si dhe të gjithë anëtarët e faljes si dhe ata që kanë qenë në kontakt
b) të lyhet e tërë sipërfaqja e lëkurës (me përjashtim të fytyrës)
c) larja e trupit si dhe e ndërresave para dhe pas trajtimit
Masat mbrojtëse: ekzaminimet sistematike periodike e grupmoshave më të rrezikuara (foshnjoret, shkollat, kolektivet …) si dhe mjekimi falas.
Trajtimi: barnat antiskabies (benzol benzoat, lindan, krotamiton, preparate sulfuri) si dhe preparate tjera në varshmëri nga komplikacionet.
Vërejtje: Kurrë mos filloni mjekimin pa u konsultuar paraprakisht me dermatologun !
Përshëndetje i nderuari Dr.Nijazi. Kam probleme me këmbët, gjatë gjithë kohës kam një aromë shumë të keqe dhe djersiten shumë. Asnjë metodë nuk ka rezultuar e suksesshme, prandaj këshillën tuaj.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Problemin që paraqitni ju ka të bëjë me te ashtuquajturën Hiperhidrosis – prodhim i shtuar i gjëndrave ekrine/djersës. Mund të jetë i lokalizuar dhe i përgjithshëm. Ka natyrë simptomatike si dhe konstitucionale. Ndërsa kur kjo tejdjersitje është e shoqëruar edhe me aromë të keqe/padëshirueshme – emërtohet Bromhidrosis. Aromën e keqe vije edhe si rezultat i veprimit e bakterit (Corynebacterium).
Trajtimi: masat higjienike, veshja/mbathja adekuate, aluminklordeksahidrat tretësirë, urotropin pudër, antikolinergjik, jonoforeza, sapunë, deodoranse, antiperspirante.
Në rastet më të rënda përdorët: Botox injektime, bllokada e ganglioneve regjionale si dhe metoda kirurgjikale.
Për të gjitha këto – konsulto dermatologun.
I nderuar doktor, djali im 19 vjeçar është diagnostikuar me "Psoriasis", kështu që më së shumti në kokë lëkura i skuqet, pastaj kthehet si zbokth dhe në fund shndërrohet sikur plagë. Me lyerjen me krem, gradualisht pastrohet. Mjeku i ka sugjeruar që të përdor ushqim më të shëndoshë, për ta rritur imunitetin e organizmit që të bëhet më mirë. Deri pak kohë më parë nuk e kemi ditë se e ka këtë sëmundje, si shërohet apo të mbahet nën kontroll?
Ju përshëndes.
PËRGJIGJE:
E/i nderuar. Ju kuptojë për shqetësimin tuaj lidhur me problemet lëkurore që ka djali juaj, por në bazë të përshkrimit që bëni nuk mund të flitet për sëmundjen Psoriasis. Përpos pamjes klinike kur ajo nuk është gjithnjë e qartë duhet bërë edhe ekzaminime tjera plotësuese në mënyrë që të konfirmohet diagnoza. Psoriaza paraqitet në lëkurë, pjesën e kokës të mbuluar me flokë si dhe mund të atakojë edhe pllakat e thonjve si dhe nyjat. Ka etiopatologji autoimune, gjenetike si dhe kanë ndikim të madh faktorët e shumtë provokues. Trajtimi është i ndryshëm dhe varet nga forma klinike, përhapja dhe përfshirja e lëkurës. Në princip, nuk është etike dhe profesionale të përshkruhen mënyra e mjekimit dhe terapia që duhet të përdoret sepse kjo do të shpie deri te keqpërdorimet dhe aplikimet e gabuara nga pacientët. Preferohet konsultë dermatologjike.
Përshëndetje doktor. Kam probleme me lëkurë, pas lindjes më është bërë shumë e thatë dhe vazhdimisht më paraqiten disa njolla të imta ngjyrë të kuqërremët të lehtë, e pas disa ditëve bëhet ngjyrë kafe. Nëse shtypen, sigurisht që del pak si qelb i bardhë. Nganjëherë verës hiqen, sadopak zbardhen, por prapë dalin sidomos kur jam në kontakt me ajrin e ftohtë ato krejt mavijosen. Doktor, të lutem, më rekomando diçka që mendoni se kishte me më ndihmuar. Faleminderit për mirëkuptim.
PËRGJIGJE:
E/i nderuar. Përshkrimi që bëni është i përgjithshëm dhe si i tillë është mjaft i paqartë për të ardhur deri te ndonjë konkluzion dhe kështu që mund t’ju ndihmojë. Pjesa e parë që ka të bëjë me njollat – më asocion në diçka të natyrës vaskulare. Lëkura e tharë mund të shoqërojë shumë ndryshime në lëkur (përdorë krem hidratonte nutritive). Të rekomandojë për konsultë dermatologjike në ato momente kur në lëkurën tënde ka ndryshime evidente që mund të shihen.
Jam 28 vjeçare, por kanë filluar disa rrudha në fytyrë të cilat kam dëshirë t’i heq. Më duhen shpjegime më tepër për botoksin dhe çfarë më preferoni ju?
Ju përshëndes nga zemra. Pres përgjigjen.
Me respekt.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Lidhur me pyetjen tuaj si dhe disa pyetje të ngjashme nga lexuesit e nderuar të telegrafit, lexoni në vazhdim:
Botox – është toksinë e zbutur, ilaç i regjistruar që ka shumë aplikime në mjekësi. Injektimi i kujdesshëm në doza të caktuara bënë bllokimin e kontraktimit të muskujve të cilët marrin pjesë në krijimin e mimikës së fytyrës. Vepron në lidhjen neuromuskulare me ç’rast bënë dobësim dhe paralizë të muskujve. Aplikimi është pa dhembje dhe zgjatë disa minuta. Veprimi është i kufizuar vetën në vendin e injektimit. Duhet aplikuar vetëm mjekët të cilët janë të trajnuar dhe certifikuar për procedurat e tilla. Veprimet vërehen pas 7 ditësh të injektimit dhe zgjasin rreth 6 muaj. Fytyra merr pamje të re, natyrale, të freskët – me zvogëlimin e rrudhave në ballë, mes vetullave, për rreth syve, rreth gojës, mjekër, qafë dhe në përgjithësi në fytyrë. Te personat në moshat 30 – 50 arrihen efekte të mëdha aq sa këta do të duken më të rinj për 5 deri 8 vite. Edhe te të rinjtë që kanë mimikë të fuqishme do jep rezultate të shkëlqyeshme. Prandaj Botox quhet edhe si eliksir i bukurisë dhe pamjes rinore. Roli i madh i Botox në estetik, është një nga metodat komplementare me të cilën mundet për kohë të gjatë të ruhet pamja dhe freskia rinore dhe në këtë mënyrë të prolongohen shenjat e dukshme të mplakjes (Rejuvenation). Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, fillers, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring). Botox nuk jep rezultate permanente. Rekomandohet të bëhet 1 deri 2 herë në vit.
Përshëndetje doktor, jam një vajzë 21 vjeçe dhe që nga mosha 13 apo 14 vjeçare më janë paraqitur puçrra në fytyrë. Kohë pas kohe i kam shtypur se nuk mund t’i shihja, mirëpo tani më kanë mbetur njolla kafe dhe të zeza. Lëkurën e kam të yndyrshme dhe ende më paraqiten mbledhje të yndyrës, sidomos në ballë, në mjekër dhe në faqe në formë të kërpudhave. Nuk kam pasur guxim asnjëherë t’i drejtohem dermatologut, andaj të lutem, më këshillo! Cili është shkaku që vazhdojnë të paraqiten ende dhe a ekziston diçka për regjenerim të lëkurës apo duhet të mësohem. Pres përgjigje nga ju sa më shpejt.
Respekt.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Në bazë të përshkrimi tuaj – fjala është për shenjat, njollat, cikatrikset e vogla që kanë mbetur nga paraqitja e akneve (puçrrat e rinisë) në fytyrën tuaj. Tani, në moshën që jeni, mund të paraqiten akne që kryesisht janë si pasojë e çrregullimeve hormonale (cistet ovariale etj). kjo duhet të vërtetohet me ekzaminime përkatëse. Trajtimi i kësaj gjendje (njollave, shenjave) mund të bëhet me aplikimin e procedurave dermo-estetike (piling kimik/medicional, dermoabrazion …) si dhe trajtimi eventual i çrregullimeve hormonale. Është e nevojshme konsulta dermatologjike.
Përshëndetje, ju shkruaj nga Shkodra. Jam 39 vjeç. Kam disa probleme lidhur me lëkurën: pas dushit kam irritime të thella deri në 15 minuta, kryesisht në pjesën e shpinës, gjithashtu këto irritime ndodhin dhe gjatë verës nga djersitja, por lëkura e trupit nuk ka ndonjë shenjë.
Ju lutem, më jepni një përgjigje.
Faleminderit e punë të mbarë.
PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Në bazë të përshkrimi tuaj, konkludoj se bëhet fjalë për tejndjeshmerinë/tejreagimin e lëkurës në kontaktin me ujin (e ftohtë apo të nxehtë). Kjo definohet si: Urticaria aqugenica seu Cholinergica.
Ekzaminimet laboratorike: testimi intradermal me 0,05 ml klorur carbamylcholine ose 0.01 mg methacholine, IgE specifike në djersë.
Trajtimi i përgjithshëm: antihistaminik, scopolamine butylbromide, preparate kalciumi, imunosupresiv, inkibitorë të leukotreines, desenzibilizimi rapid me autolog djersë etj.
Lokalisht: benzoyl scopolamin, evitimi i ujit shumë të nxehtë apo të ftohtë etj.
Doktor i nderuar, jam një vajzë 19 vjeçe, qe 6 vjet vuaj nga Morbus Darier. Po përdori capsula neotigasoni për shërimin e tyre, ama mjekët më kanë rekomanduar që mos të pi neotigason pasi janë të dëmshme, sidomos nëse je shtatzënë.
Unë nuk jam shtatzënë, por kam frikë se çfarë mund të më ndodh me kalimin e kohës.
Të lutem doktor, dua një përgjigje nga ju sa më shpejt të jetë e mundur.
Respekt.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Morbus Darier (Dyskeratosis follicularis) – është sëmundje që karakterizohet me çrregullime të keratizimit folikular si dhe manifestohet me keratoz papilar, ndryshime në mukozë (gojës), me ndryshime në shputa, shuplaka dhe thonj. Është sëmundje trashëguese autosomale dominonte.
Trajtimi: preparate keratolitike, retinoide (izoteretinoin krem), kortikosteroide krem. Përdorimi i retinoideve (neotigasone) do të preferoja vetëm te rastet kur ka ndryshime të shumta dhe përhapura. Por edhe pas ndërprerjes së kësaj terapia ndryshimet lëkurore kthehen mjaftë shpejtë. Pastaj duhet përdorur kontraceptiv oral gjatë gjithë kohës së marrjes së Neotigasoneve si dhe deri në dy vite pas përfundimit të trajtimit nuk guxohet të planifikohet shtatzënia.
Përshëndetje doktor, jam 24 vjeçar. Më janë paraqitur disa puçrra rreth organit gjenital, në prapanicë, deri te kërthiza lartë. Kam kruarje 24 orë, qe 2-3 javë, pa pushim fare. AS natën s’mund të fle. Kam probleme e dhe me ushqime, sidomos kur ha ëmbëlsira. Vitin e kaluar jam vizituar në klinikë me probleme të barkut, barkqitje të shpeshta. Dg: colitis ulceroza. Përdori gjithnjë Sulfasalazin 500mg, nganjëherë kur më keqësohet gjendja, përdori shtesë edhe Pronizon 20mg, mirëpo mjeku im gastroenterolog, më ka thënë që këto puçrra nuk janë prej barnave, porse duhet të vizitohem te dermatologu.
Ju lutem për ndihmë.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Nga përshkrimi Juaj mund të konkludojmë se bëhet fjalë për pezmatimin sipërfaqësor ose të thellë të rrënjës (folikulit) të qimeve – që në dermatologji njihet si Folliculitis. Shkaktari më i shpeshtë është bakteri stafilokok dhe disa baktere të tjera. Por infeksionin e favorizojnë edhe: djersitja, trashësia, irritimi nga rrobat, disa sëmundje (diabetes mellitus), përdorimi i kortikosteroideve …
Trajtimi: lokal (antiseptik, antibiotik, kortikosteroide) dhe sistemik (antibiotik).
Jam 27 vjeçar, kam problem me qime në fytyrë. Doktor, a mundem të përdori Minoxidil (rogaine?).
Qimet më dalin në mustaqe, janë të ndërlikuara, në një rrënjë janë shumë qime dhe duket sikur është një qime (e fortë si plastikë).
Ju lutem, më ndihmoni.
Faleminderit shumë.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Problemin e parë që e përshkruani ju me mos dalje të qimeve në fytyrë – e definojmë si Alopecia areata (AA). Ndërsa problemet tjera me qimet në mjekër – hyjnë në grupin e çrregullimeve (anomalive në rritjen e qimeve) siç është Trichorrhexix nodosa.
Trajtimet e AA mund të bëhen me preparatin që e përshkruani por është e nevojshme vizita dhe konsulta me dermatologun.
Jam një vajzë 25 vjeçe dhe kam problem me vetullat të cilat që prej 7 vjetësh më kanë rënë dhe nuk kanë dalë ende edhe pas shumë medikamentesh dhe vizitave te doktori. Në fillim më ka rënë vetulla e majtë, vetëm tek një vend i cili edhe sot hera-herës, më dhemb dhe kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Tani vetulla e djathtë më ka dalë, por tek vendi që pati rënien e parë, nuk më ka dalë asnjëherë, asnjë qime. Kam edhe dhembje.
Doktor, pse shkaktohet kjo?
Pres përgjigjen tuaj dhe rekomandimet qe do më jepni.
Faleminderit
PËRGJIGJE:
E nderuar. Në bazë të përshkrimit tuaj fjala bëhet për rënien e qimeve/flokëve në areale të kufizuara – që e quajmë Alopecia areata (AA). Etiologjia dhe patogjeneza është e ndryshme dhe shumë faktorësh. Në radhë të parë hyjnë elementet autoimune.
Janë të nevojshme disa ekzaminime laboratorike për të eliminuar shkaktarë të mundshëm.
Edhe trajtimi është nga më i ndryshëm dha varet nga pamja klinike. Ndërsa sa i takon dhembjes që e përshkruani – kjo nuk mund të lidhet me këtë sëmundje.
Përshëndetje doktor. Që nga viti 1997, unë kam fituar alergji ndaj diellit. Sa herë ekspozohem, pjesët e lëkurës m’i kaplon alergjia (më bëhen luspa të vogla të cilat fillojnë të kruhen dhe derisa nuk shpërthejnë, nuk shërohen). Pasi të shpërthejnë, brenda disa ditëve shërohen, por me kusht që të mos dal në diell. Para disa kohe isha te dr. S. D. dhe ai më pat thënë se pasi nuk po kanë efekte preparatet e përshkruara, duhet të rri vetëm në hije apo diellit t’i ekspozohem vetëm në orët e hershme të mëngjesit apo pas dite, para perëndimit të diellit.
Ju lutem doktor, më tregoni, a ka shërim kjo sëmundje, duke e ditur nevojën për diellin.
Pres këshillën tuaj me padurim.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Nga ajo që shpjegoni në letrën tuaj mund të konkludojmë se bëhet fjalë për fotofermatozat – ndryshimet në lëkurën e fotoeksponuar që i është ekspozuar rrezeve të diellit. Këto ndryshime karakterizohen me skuqje, me puprra e fshikëza të mbushura me ujë, herë-herë edhe varra të cekëta që shërohen ngadalë. Shoqërohen me kruarje, djegie dhe zjarrmi lokale. Paraqiten kryesisht te personat me ngjyrë të bardh të lëkurës. Po ashtu këtu ndërmjetësojnë edhe faktorët imuno-alergjikë.
Ky grup sëmundjesh ndahet në disa nën grupe. Trajtime janë të ndryshme.
Te format akute: (lokalisht) kompresa të lagështa, kortikosteroide në formë kreme/emulsione, antibiotik krem; te rastet e rënda: anti-inflamator josteroide (indometacin, aspirin), antihistaminik, kortikosteroide …
Prevenimi: fillimi i trajtimit që në muajt e parë të pranverës: (preparate vitaminoze – Vit C + betakaroten, preparate kalciumi, krem mbrojtëse nga dielli, këmisha me krahë të gjatë, mos ekspozimi në diell për njëherë etj. etj….
Është i nevojshëm foto testimi. Kontrolli në rastet kur keni ndryshime!
Jam nënë e tre fëmijëve. Vajza e madhe 11 vjeçare dhe djali 7 vjeçar kanë probleme me lëkurën nën gishtat e këmbëve, sidomos gishtave të mëdhenj, ju qërohet lëkura dhe ju skuqet.
Desha të dijë se si të veproj dhe se a mos është mungesë e ndonjë vitamine?
Faleminderit për mirëkuptim.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Bëhet fjalë për ndryshime në lëkurën e shputave (rreth gishtave) që shoqërohen me skuqje, deskuamim (luspim dhe rrjepje) të lëkurës, kruarje …
Ndryshime të tilla apo të ngjashme mund të shkaktojë infeksionet me kërpudha (Tinea) ose edhe ndryshime të shkaktuara nga kontakti (Dermatitis e contacta) me mbathjet.
Trajtimi do të duhej të bazohet në pamjen klinike dhe simptomat.
Trajtimi do të përfshinte: krem me përbërje antimikotike, antibiotike dhe kortikosteroide.
Është i nevojshëm kontrolli te dermatologu.
Jam 45 vjeç. Fytyrën dhe flokët i kam të yndyrshme. Kam shumë zbokth. Kam përdorur shumë shampona, por pa rezultat. Në fytyre kam disa kokrra që po t’i shtyp nxjerrin një masë të bardhë.
Deri para 4 viteve qe nga mosha 20 vjeçare fytyrën e kisha aq shumë të infektuar saqë çdo mëngjes më është dashur te zgjohem herët t’i pëlcas, sepse ishin deri në 20-25 kokrra. Ndodhte që ndonjëra të infektohej edhe më shumë, rritej deri ne 1cm gjerësi. Pas shumë preparateve dhe medikamenteve pa sukses, një ditë në një barnatore e mora një Losion Dermogal, e në të shtova një amp. Klindamicin 300 ml.
Në mbrëmje u pastrova dhe pas rrojës, e lyeja fytyrën me ketë losion. Të nesërmen në mëngjes vetëm 2 kokrra u paraqiten, të pasnesërmen humbën krejt dhe vazhdova ta përdori pastaj një herë në javë ose në dy javë.
Mirëpo, tash i njëjti nuk po më ndihmon. Mjeku i shtëpisë më tha të përdori
amp/ Sporanox (nuk më ndihmoi), amp/Augmentin (nuk më ndihmoi), vazhduam me
amp/ Dalacin (pa sukses)…pastaj me sol/ Dalacin topical 1% 10mg/ml (prapë pa sukses)
dhe, më në fund, më tha që të paraqitem te dermatologu.
Pasi i treguam mjekut, ai më kontrolloi dhe më tha që duhet të marr një ilaç më të fortë:
r/isotretinoine sandoz caps 30x20mg, porse, së pari të bëj analizat.
Pasi ia dërgova mjekut, më tha që nuk guxoj t’i përdori derisa mëlçia të kthehet në punë normale, sikur ajo punon ngadalë nga yndyrat. Më preferoi një muaj sport, e pastaj prapë analizat…
Nuk di nga vie ky infektim kur unë merrem aq shumë e mirëmbaj fytyrën.
Ju faleminderit për përgjigje.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Bëhet fjalë për dy dermatoza:
Dermatitis seborrhoica – është dermatozë që ka të bëjë me çrregullimet e funksionit të gjëndrave yndyrore si dhe me inflamacion kronik të zonave që janë të pasura me këto gjëndra. Shkaktarët janë të shumë, si: trashëgimia, hormonet androgjene, ndryshime në tonusin e sistemit nervor vegjetativ, gjendja emocionale, faktorët nutritiv, kërpudha Pitriosporum ovale etj…
Trajtimi bëhet në varshmëri nga statusi dermatologjik.
Trajtimi lokal: antifungal (Ketokonazol krem 2%), kortikosteroide, imunosupresor (Takrolimus krem), keratolitik, shampone medicionale etj ..
Trajtimi sistemik: preparate të vitaminave B, antibiotik (Tetracikline), sebosupresiv (kontraceptiv oral, antiandrogjen sintetik, retionoide), etj…
Acne vulgaris (përshkruaj vetëm rastin tënd): në këtë moshë është e mundshme të ketë akne të formës së tillë deri 5% të meshkujve dhe femrave. Shkaktarët e para do të duhej të jenë të lidhur me hipersekretimin e androgjeneve (hormoni testosteron).
Duhet të ekzaminohet gjëndra e hipofizës si dhe gjëndra adrenale (glandula suprarenalis) në aspektin laboratorik dhe imazherik. Të konsultohet endokrinologu.
Trajtimi do të bëhej në varësi nga gjetjet laboratorike.
Terapia primare do të ishte: antiandrogjen sintetik, retionoide.
I nderuar doktor. Pas vizitës që kam bërë tek mjeku i lëkurës është konstatuar diagnoza M. Boëen.
Më intereson se ç’farë sëmundje është, a paraqet rrezik për shëndet dhe se a ka mundësi mjekimi dhe shërimi.
Pres përgjigjën tuaj.
Ju faleminderit.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Diagnoza klinike do të duhej të konfirmohet edhe me biopsi të lëkurës dhe ekzaminim histopatologjik. Nëse bëhet fjalë për sëmundjen që po flisni, atëherë mjekimi është i ndryshëm dhe për këtë vendos mjeku.
Po numërojë disa nga mundësitë:
Lokalisht: (5-Fluorouracil krem, Imuquimod 5% krem), radioterapi, fotodinamik terapi,
Kirurgjikisht (ekscision), krioterapi, kyretazhi, elektrodisikacion, laser ablacion.
Jam 30 vjeçare nga Prizreni. Kam pasur plasaritje të holla skajeve të hundës, prandaj qe disa vjet rregullisht përdori kortikosteroid (Esperson mite 0.05%).
Por tash nëse bëj pauzë disa ditë, po më shfaqen të skuqura në lëkurë. Edhe në pjesën e mollëzave të fytyrës, po ashtu, kam djegie, kruarje dhe fryrje nën sy.
Kam qenë te dermatologu, më këshilloi të mos përdori fare "Esperson-in" dhe të shpërlaj me kamomil.
Por nuk më qetësohet, përkundrazi irritimi më shfaqet edhe më tepër. Pastaj më këshilloi të përdori një përzierje (Cloranphenikol, synalar,aqua,lanolin,acidi salicik…), e cila më ndihmon pasi që në përbërje ka kortikosteroid, por unë po brengosem se si të shpëtohem nga kjo varshmëri.
Pres përgjigjen tuaj.
PËRGJIGJE:
I nderuar. Fjala është për ndonjërën nga këto dermatoza: Rosacea, Dermatitis perioralis, Dermatitis steroidica.
Si do që ishte apo është gjendja e tanishme, trajtimi që keni bërë deri tani është i papranueshëm (i gabueshëm). Kurrë nuk duhet përdorur kortikosteroide për kohë të gjatë (sidomos jo në fytyrë, gjenitale). Nëse bëhet fjala për sëmundjet që ceka më lart, atëherë trajtimi mjekësor do ishte krejt ndryshe. E domosdoshme kontrolli te dermatologu.
Jam 23 vjeçare dhe kam problem me lëkurën, sidomos me atë të duarve, sepse duart më bëhen varrë, më kruhen e edhe më bëhen të qara nëpër to. Punoj në një sallon ondulomi dhe dyshimi im është se e gjithë kjo është nga elementet që përdorim për flokët, edhepse punoj gjithmonë me dorëza. Kam vizituar edhe dermatolog të ndryshëm dhe përdori kremra e vajra të ndryshëm, por prapë se prapë ky problem më mundon dhe ka filluar të më shfaqet edhe nëpër pjesë të tjera të trupit. Së fundi, kam bërë një kontroll te një dermatolog dhe as ai sikurse dermatologet tjerë, nuk e ka përcaktuar këtë diagnozë si majasil. Më ka udhëzuar të marr disa barëra dhe disa ilaçe dhe 3 javë më ka caktuar që duart t’i mbaj të lidhura me fashe në mënyrë që të mos prek asgjë, por edhe pas këtyre tretmanëve thuajse nuk ka ndryshime.
Ju lutem ç’farë më preferoni ju? Faleminderit.
Me respekt Suzana.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Fjala është për ndryshimet që paraqiten në lëkurën e shuplakave si rezultat i veprimeve të përsëritshme dhe kronike të agjentëve/materieve të dëmshme (ndryshme) të cilat vijnë në kontakt me lëkurën gjatë punës së përditshme. Ndryshime të tilla mund të shkaktojë edhe uji i thjeshtë (pastrimet e shpeshta të duarve, puna në ujë etj …).
Veprimi i materieve të dëmshme gradualisht ndryshon, dëmton dhe eliminon barrierën mbrojtëse të lëkurës, para se gjithash filmin lipidik, ndryshon pH si dhe dëmton edhe vetë shtresën korneale. Kështu hapet rruga për dëmtime të mëtutjeshme të lëkurës së shuplakave tuaja.
Këto dermatoza, emërtohen, si:
Dermatitis e contactu non allergica chronica, Dermatitis toxica chronic,
Dermatitis e contactu professionalis
Ekzaminimet: testi i rezistencës alkaline.
Trajtimi bëhet në varshmëri nga statusi dermatologjik.