Telegrafi

“Dr. House” nderohet me yll në Bulevardin e Famës (Foto)

Aktori britanik Hugh Laurie tha se “kishte jetuar një jetë me shumë fat” ndërkohë që zuri dhe ai një vend në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Ylli i Laurie u bë pjesë e “Walk of Fame” pas çmimeve që fitoi me rolin e tij kryesor në serialin “Dr. House” nga viti 2004 deri në vitin 2012.

Laurie i bashkohet anglezëve të tjerë si Emma Thompson, Colin Firth, Ridley Scott dhe Dame Helen Mirren që kanë yjet e tyre në Hollivud.

Ylli i aktorit Hugh Laurie është numri 2593 në Bulevardin e Famës.

Laurie u bë aktori më i paguar dhe fitoi çmimet Golden Globe për vitin 2006 dhe 2007, për rolin e Dr.House.