Rep-artisti i njohur, Dr.Dre, deri ditë më parë ka qenë duke u trajtuar në spital.
Ai pësoi aneurizëm në tru, teksa dy ditë më parë u raportua se për shkak të përmirësimit është kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail.
55-vjeçari si duket nuk ka zgjedhur të qëndrojë duarkryq, pasi menjëherë është angazhuar në studio muzikore.
Në një postim në tjetrin social Instagram, ai është parë nën shoqërinë e disa personave në studio.
“Vëllai im i madh është shumë mirë. Ne jemi duke punuar”, ka shkruar në përshkrim miku i tij.
Që të gjithë dukeshin shumë të lumtur, duke festuar kthimin e tij dhe gjendjen shëndetësore të mirë të reperit.
Ani pse nuk është në spital, raportohet se Dr.Dre ende është duke përdorur medikamente. /Telegrafi/