Telegrafi

Dr.Dre kthehet në shtëpi, pasi u trajtua në spital për aneurizëm të trurit

Dr. Dre Foto: Instagram/drdre

Rep-artisti i njohur, Dr.Dre, së fundmi ka qenë duke u trajtuar në spital, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore,

Thuhet se ai pësoi aneurizëm të trurit, ndërsa trajtohej për shkak të vështirësive që kishte, shkruan Daily Mail.

Në lidhje në Facetime me mikun e tij, Ice-T, ka kuptuar se reperi tashmë është më mirë, teksa është kthyer në shtëpi.

“Dr.Dre është kthyer në shtëpi. Është i sigurt dhe në gjendje të mirë”, u shpreh ai.

Ani pse tashmë gjendet me familjarët e tij, ekipi mjekësor ende do të shtojë kujdes ndaj tij.

Përndryshe, reperi kishte shftyrëzuar rastin për të falënderuar të afërmit e tij dhe stafin mjekësor për aranzhimin ndaj sëmundjes së tij. /Telegrafi/