Telegrafi

Dr. Çakmak: Spitali Medicine i gatshëm të trajtojë të gjitha sëmundjet e zemrës

Në Ditën Botërore të Zemrës Spitali Medicine shpreh gatishmërinë të trajtojë të gjitha llojet dhe sëmundjet e zemrës. “Përgjatë funksionimit të Spitalit Medicine, ne kemi vazhduar të bëjmë rritje profesionale në Spital me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe profesionale për të gjithë pacientët.”, theksoi Dr. Mahmut Çakmak nga Spitali Medicine në Ditën Botërore të Zemrës.

I hapur fillimisht për të trajtuar vetëm pacientët me sëmundje të zemrës, Spitali Medicine tani më i profesionalizuar dhe i ranguar ndër më të mirët në Kosovë dhe më gjerë, ka filluar të ofrojë shërbime edhe në trajtimin e sëmundjeve të natyrave tjera duke u definuar si Spital i përgjithshëm.

“Sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e zemrës vlerësohen të jenë faktorë numër një në botë që shkaktojnë vdekje gjatë gjithë vitit. Në vitin 2030 kjo shifër pritet të arrijë numrin 23 milion andaj është më se e rëndësishme që të gjithë të marrin trajtimin profesional nëse sëmundjet paraqiten, si dhe këshilla profesionale për të shmangur paraqitjen e këtyre sëmundjeve. Spitali Medicine ofron të gjitha kushtet dhe pajisjet profesionale për të bërë një gjë të tillë.”, theksoi Dr. Mahmut Çakmak, i njohur në mbarë botën për sukseset e arritura në fushën e trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës. Dita Botërore e Shëndetësisë festohet në gjithë botën me tema të ndryshme për çdo vit deri sa tema për vitin 2014 është e ndërlidhur me mjedise të shëndetshme për zemër.

“Në vazhdimësi këshillojmë pacientët për të bërë jetë të shëndetshme në mënyrë që sëmundje të tilla të parandalohen. Përdorimi i duhanit, dietat jo të shëndetshme dhe të qenit pasiv fizikisht vlerësohen të jenë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.”, vlerësoi Dr. Mahmut Çakmak.

Spitali Medicine vetëm gjatë vitit 2014 ka bërë trajtimin e 1300 rasteve të sëmundjeve të zemrës, disa sosh vlerësohen të jenë trajtime të komplikuara me ç’rast mjekët e Spitalit bënë shpëtimin e jetërave të pacientëve.

Spitali tani ofron edhe shërbime në fushat tjera dhe rastet e para të trajtuara në të gjitha departamentet, vlerësohen të jenë të suksesshme dhe ofrojnë zgjidhje profesionale për të gjithë pacientët.