Site icon Telegrafi

DPHM: Ulet niveli i ujit në lumin ‘Drini i zi’

Niveli i ujit në lumin Drini i Zi afër Lozhanit është ulur në mënyrë të konsiderueshme, tregon gjendja javore hidrologjike e DPHM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mesatarja për muajin shkurt është 123 cm, kurse në shtatë ditët e fundit niveli i Drinit ka lëvizur mes 12 dhe 20 cm.

Nga ana tjetër dyfish është ulur niveli i ujit edhe në Sateks afër Botunit, edhe atë prej dy deri tetë cm për dallim prej 16 cm mesatare për muajin shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version