Për shkak të reshurave të mëdha të shiut në disa vende, është e mundur rritje e niveleve të ujit të lumenjve, posaçërisht të atyre në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit, informojnë nga Sektori për hidrologji pranë DPHM.
Prej aty potencojnë se gjatë orëve të pasditës dhe posaçërisht gjatë natës priten të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më intensive, mbi 30 l/m2 për 24 orë, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Proceset lokalisht pritet të jenë në formë të motit të keq, me kushte për paraqitje të breshërit, në disa vende lokalisht do të ketë të reshura të mëdha të shiut.
Nivelet e lumenjve në vend janë të ulëta dhe me vlera nënmesatare për këtë periudhë të vitit dhe kanë kapacitet të pranojnë sasi të mëdha të ujit.
Nga DPHM paralajmërojnë lëvizje të kujdesshme afër lumenjve më të vogla dhe kujdes në ato vende ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme priten të reshura të mëdha të shiut.