Site icon Telegrafi

DPHM: Më shumë shi ka rënë në Pozharan

Më së shumti shi në nëntë orët e kaluara deri në orën 17 sot ka në Pozharan, Tetovë – 6 litra në një metër katror, në Lazaropole – 4 dhe Vinicë dhe Shkup – Zajçev Rid nga 1 litër në një metër katror, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Ka fryrë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore, e cila në Shtip ka arritur shpejtësi deri në 65, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid mbi 50 kilometra në orë.

Moti deri në fund të ditës do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Gjatë natës reshjet do të ndalojnë.

Moti nesër paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim pason periudhë e motit stabil me rritje të temperaturave të ditës. Veçanërisht nxehtë pritet të jetë në fillim të javës së ardhshme.

Exit mobile version