Departamenti për Çështjet Hidrometeorologjike bën me dije se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë tërë natës priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.
Reshjet priten të jenë më të bollshme në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ku gjatë natës lokalisht sipas modeleve prognostike pritet të bien mbi 40 l/m2 reshje shiu.
Nëse parashikimet realizohen dhe reshjet janë intensive, në zona të vogla dhe me kohëzgjatje të shkurtër, janë të mundshme probleme lokale në zonat me lumenjë, ata që vijnë nga vargmalet e Sharrit, Korabit dhe Deshatit, Stogovës dhe Karaormanit, Bistrës dhe Jabllanicës.
Gjithashtu, nëse reshjet janë të rrëmbyeshme dhe të përqendruara në vendbanimet urbane (Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër), janë të mundshme probleme urbane lokale për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rrjetit të kullimit atmosferik.
Në rastin e lumenjve më të mëdhenj, pritet një rritje e nivelit të ujit, por nuk ka rrezik për dalje nga shtretërit e tyre.